Aktualitet

Furnizonte me drogë një të ri, arrestohet shqiptari 38-vjeçar në Itali

17 Mars 2021, 17:42 Nga DOSJA
Furnizonte me drogë një të ri, arrestohet shqiptari

ITALI-Karabinierët në Fano kanë arrestuar një shqiptar 38-vjeçar, emri të cilit nuk bëhet me dije, pasi trafikonte drogë në vend. Sipas mediave italiane, shqiptari kishte furnizuar me drogë një person tjetër 39-vjeçar, i cili u arrestua më 3 dhjetor me 40 kilogramë kokainë.

Hetimet për zbulimin e tij kishin filluar gjatë arrestimit të 39-vjeçarit. Gjatë arrestimit të tij, ishte vënë re dhe një person, i cili drejtonte një makinë Pegeaut 407 Sw që po eci me shpejtësi derisa i humbi gjurmët.

Hetimet pasuese bënë të mundur identifikimin e përdoruesit të automjetit, i cili ishte  shqiptar nga Rimini. Mësohet se shqiptari gjatë muajit prilli deri në dhjetor të viti 2020, e ka furnizuar të riun me drogë.

Shqiptari është arrestuar nën akuzën e trafikimit të lëndëve të ndryshme narkotike.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari arrestohet ne itali shqiptari arrestohet ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Mars 2021, 17:05

FIER– Dy të mitur kanë humbur sot nënën e tyre, pasi 29-vjeçari Demokrat Medinaj qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, Irvana! Krimi në familje...