Aktualitet

Shërbim EKSTRA/ Dru zjarri të mbuluar me copë, makina e Bashkisë zbarkon çdo javë në të njëjtin vend

17 Mars 2021, 17:32 Nga DOSJA
Shërbim EKSTRA/ Dru zjarri të mbuluar me copë, makina e

TIRANË- Kjo makinë e Bashkisë së Tiranës, është parë sot, si çdo javë në të njëjtin vend. Mbuluar me copë, te futur nëpër çanta, ka dru për zjarr. Pasi ndaloi, shkarkoi gjysmën e druve tek piceria dhe u largua. Një shërbim shumë korrekt, sipas dëshmitarëve okularë. Qytetarët e thjeshtë do ta kishin zili përpikmërinë me të cilën makina e Bashkisë së Tiranës, i shërben një biznesi privat.

Nuk ka informacion sa paguan biznesi për këtë shërbim, as kujt ia paguan, as në bazë të kujt ligji apo vendimi e merr, por e rëndësishme është që shërbimi u mor. Madje gjysma e ngarkesës ka shkuar me siguri në një piceri tjetër me furrë druri.

Bashkia nuk është vetëm ajo që të nxjerr nga shtëpia me gaz lotsjellës apo nga zyrat me policë, nuk është vetëm ajo që gjobit shitësit ambulantë që luftojnë për bukën e gojës nëpër cepa trotuaresh. Bashkia të shërben, të sjell drutë tek dera e restorantit, mjafton të kesh factorin X, për të cilin do flasim kur ta zbulojmë.

Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e tiranes bashkia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Mars 2021, 17:05

FIER– Dy të mitur kanë humbur sot nënën e tyre, pasi 29-vjeçari Demokrat Medinaj qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, Irvana! Krimi në familje...

Aktualitet 17 Mars 2021, 15:44

TIRANË- Anëtarja e Komitetit të Imunizimit dhe Vaksinimit Aida Bushati, ka folur rreth pezullimit të vaksinës AstraZenca në disa vende evropiane, pasi këto...