Politike

E hoqi nga lista për deputet! Basha i beson Gazmend Koduzit postin e rëndësishëm, emërohet koordinator për Shëndetësinë

17 Mars 2021, 16:19 Nga DOSJA
E hoqi nga lista për deputet! Basha i beson Gazmend Koduzit postin e

TIRANË– Gazmend Koduzi, ishte një prej emrave që u hoq nga lista e kandidatëve të Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Tiranës. (Shiko këtu) Mesa duket Koduzit i është besuar një tjetër detyrë e rëndësishme nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mësohet se Basha i ka besuar mjekut Koduzi postin e Koordinatorit Kombëtar për Shëndetësinë. Megjithatë nuk dihen detaje të tjera se cili do të jetë roli i tij në detyrën e re pranë selisë blu.

Koduzi është një prej hartuesëve të programit të demokratëve për shëndetësinë, ndërsa gjatë gjithë periudhës së pandemisë ka dhënë versionin e opozitës nën cilësinë e ekspertit pranë Partisë Demokratike.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazmend koduzi lista e pd gazmend koduzi lista e pd

Sondazh

Poll