Bota

Kreu i LDK-së Abdixhiku tregon marrëdhënien me Kurtin, bën diferencën: Jemi më qartë ne në ide se sa VV-ja

17 Mars 2021, 13:32 Nga DOSJA
Kreu i LDK-së Abdixhiku tregon marrëdhënien me Kurtin, bën

KOSOVË– Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar liderin e Vetvendosjes, Albin Kurti, përsa u përket bindjeve dhe ideologjisë politike. I ftuar në “Pressing”, Abdixhiku tha se partia e tij në fakt ka qenë gjithmonë e më e qartë në bindjet e tij politike.

Abdixhiku thotë se Kurti nuk ka qenë asnjëherë i qartë rreth politikave ndërkohë që partia e tij ka qenë gjithmonë e qartë e më e elaboruar. 

Besoj që relacionet e mija me atëherë kryeministrin kanë qenë profesionale e jo personale. Rrëzimi qeverisë ka qenë interes politik e jo personale. Kurtit duhet t’i lihet kohë për ta gjykuar. Kanë një shumicë të thënë dhe mund të marrin vendime. Duhet gjykuar mbi veprimet që i bënë e jo supozimet. Çdo sukses është i Kosovës e jo i tyre. Por do të jemi opozitë e forte.

Megjithatë, politikat dhe bindjet tona e idetë tona janë më të mira se sa idetë e tij, të cilat në fakt as nuk janë të ideuara shumë. As të elaboruara shumë, por janë të thëna. Nuk ka orientim. Unë nuk jam i interesuar të di cka ndodhë. çka ndodh kur vjen Elezi.  Cfarë ndodhë kur të hiqet qeni tapall në QKUK. Cfarë do të ndodhë me shkollat tona. Nuk pres që kjo të nisë me për 3 muaj. Nuk dua t’ia faturojë të gjitha gabimet 20 vjecare. Por dua ta bëjë të ditur se do të jemi aty si opozitë. Nuk mund të na ndalë askush të flasim,”– ka thënë ai ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti lumir abdixhiku albin kurti lumir abdixhiku

Sondazh

Poll