Bota

Shqetësimi për efektet anësore, Kazakistani ndalon bisedimet për blerjen e vaksinës AstraZeneca

17 Mars 2021, 13:06 Nga DOSJA
Shqetësimi për efektet anësore, Kazakistani ndalon bisedimet

KAZAKISTAN– Kazakistani ka ndaluar bisedimet për blerjen e vaksinës AstraZeneca Covid-19, tha të mërkurën ministria e kujdesit shëndetësor të kombit të Azisë Qendrore.

The Guardian raporton se Kazakistani i është shtuar listës së vendeve që janë shqetësuar nga efektet anësore të kësaj vaksine, megjithëse EMA nuk rekomandon pezullimin e saj.

Ne po kryejmë negociata në lidhje me vaksinat që kanë më pak efekte anësore,” tha për një konferencë Asylbek Nurlybekov , nënkryetari i departamentit të kontrollit farmaceutik dhe mjekësor të ministrisë.

Kazakistani, i cili tashmë ka siguruar furnizime dhe madje ka rregulluar prodhimin vendas të vaksinës Sputnik V të zhvilluar nga Rusia , është gjithashtu në bisedime për blerjen e vaksinave të prodhuara nga Pfizer, Moderna, Sinovac dhe Johnson & Johnson.

Listës së nisur nga Danimarka, Holanda, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria, Islanda, Austria, Letonia, Estonia,Austria, Rumani, Qipro, Estonia, Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Spanja e Suedia; së fundmi i është shtuar Italia, Gjermania dhe Franca.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kazakistan pezullimi i astrazeneca kazakistan pezullimi i astrazeneca

Sondazh

Poll