Politike

U shkarkua nga Rama pas djegies së KZAZ-së në Bushat, Kushtetuesja do të mbajë seancë më 6 prill për Zef Hilën

17 Mars 2021, 09:51 Nga DOSJA
U shkarkua nga Rama pas djegies së KZAZ-së në Bushat,

TIRANË– Gjykata Kushtetuese pritet që të mbajë senacë më 6 prill për Zef Hilën, ish-kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës, që u shkarkuar nga kryeministrti Edi Rama pas fjegies së KZAZ-së në Bushat. 

Ngjarja ndodhi në muajin qershor të vitit 2019. Vetëm pak orë pasi presidenti Ilir Meta dekretoi një datë të dytë për zgjedhjet lokale, nisën tensione të forta në Bushat të Shkodrës, aty ku mbështetës të PD, dogjën shkollën ku ishte vendosur KZAZ nr.6 dhe materialet zgjedhore.

Nga sulmi me molotov u plagosën 3 policë, por PD dhe LSI u distancuan nga sulmi. Dy partitë opozitare akuzuan qeverinë për djegien e KZAZ, deklaratë që për kryeministrin Edi Rama ishte një shenjë e dëshpërimit.

Ndërsa Ministri i Brendshëm në atë kohë, Sandër Leshaj ia faturoi Hilës këtë vendim dhe paralajmëroi shkarkimin e tij. Një ditë më pas, Rama zyrtarizoi fjalët e Lleshaj i ka zyrtarizuar në dokument dhe shkarkoi Hilën, duke lajmëruar edhe ndjekjen e tij penale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gjykata kushtetuese zef hila edi rama gjykata kushtetuese zef hila

Sondazh

Poll

Politike 17 Mars 2021, 09:22

VLORË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha na vijuar turin elektoral për zgjedhjet e 25 prillit në një qytet që njihet si ‘shtëpia’ e Ramës, Vlorë...