Politike

Procesi i vaksinimit të mësuesve në Elbasan, Balla: Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta në gjithë qarkun

17 Mars 2021, 09:40 Nga DOSJA
Procesi i vaksinimit të mësuesve në Elbasan, Balla: Vaksinimi po

ELBASAN– Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla bëri një vizitë ditën e sotme në qendrën e vaksinimit, ku vijon vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve të Elbasanit.


Në fjalën e tij Balla tha se në të gjithë qarkun e Elbasanit vaksinimi i mësuesve po ecën me ritme të shpejta dhe brenda një kohe të shkurtër do të imunizohen të gjithë mësuesit, në mënyrë që mësimi të zhvillohet në kushte normale. Balla hodhi poshtë lajmet që qarkullojnë së fundmi në lidhje me bllokimin e vaksinës AstraZeneca në disa shtete, duke thënë se nëse do të verifikohen do të rezultojnë lajme të rreme.

AstraZeneca po përdoret gjerësisht në Britaninë e Madhe, ku vetë kryeministri u vaksinua. E certifikuar nga institucionet ndërkombëtare kjo vaksinë nuk le vend për dyshime për cilësinë dhe efikasitetin e saj”, deklaroi ai.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike evis kushi procesi i vaksinimit ne elbasan taulant balla evis kushi procesi i vaksinimit ne elbasan taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 17 Mars 2021, 09:22

VLORË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha na vijuar turin elektoral për zgjedhjet e 25 prillit në një qytet që njihet si ‘shtëpia’ e Ramës, Vlorë...