Aktualitet

EMRI/ Pritet të ekstradohet drejt Italisë, arrestohet, 57-vjeçari në Lushnje

17 Mars 2021, 10:05 Nga DOSJA
EMRI/ Pritet të ekstradohet drejt Italisë, arrestohet,

FIER– Bujar Agolli, 57 vjeç dhe banues në Lushnje është vënë në pranga nga Policia e Fierit në bashkëpunim me strukturat e Interpolit, pasi pritet të ekstradohet drejt Italisë. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Agolli është dënuar nga Gjykata e Milanos, Itali me tetë vite burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Ai akuzohet se ka qenë drejtues i një organizate kriminale ka trafikuar sasi të mëdha lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sativa nga Hollanda, Belgjika dhe Shqipëria në drejtim të Italisë.

Njoftimi i policisë

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Strukturat e DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Bujar Agolli, 57 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”. Ky shtetas duke qenë drejtues i një organizate kriminale ka trafikuar sasi të mëdha lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sativa nga Hollanda, Belgjika dhe Shqipëria në drejtim të Italisë. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

(f.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet bujar agolli bujar agolli arrestohet bujar agolli bujar agolli

Sondazh

Poll