Aktualitet

Shembja e pallatit nga tërmeti, banorët në protestë para Bashkisë së Durrësit: Jemi kundër vendimit!

17 Mars 2021, 08:43 Nga DOSJA
Shembja e pallatit nga tërmeti, banorët në protestë para

DURRËS– Banorët e një pallati 6-katësh në lagjen 6 në Durrës të shembur nga tërmeti i 26-nëntorit, kanë dalë sot në protest para bashkisë, ku kërkojnë të rindërtohet në truallin ku ishte më parë

Ata janë shprehur kundër vendimit të Bashkisë që kërkon të ndërtojë memorial në sheshin e liruar nga shembja e pallatit.

Ne do të protestojmë dhe do ta çojnë problemin në gjyq”, shprehen banorët.

Bashkia u ka dërguar një shkresë se ata do të strehohen në banesat kolektive që do ndërtohen në Durrës, nderkohë që për vendimin, banorët thanë se nuk i kanë vënë në dijeni.

Pallati 6-katsh nr 1032, u dëmtua nga tërmeti, në katin e parë të të cilit ishte lokali “Barons”, brenda rrënojave të të cilit humbën jetën katër persona.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret ne proteste ne durres pallati ne durres banoret ne proteste ne durres pallati ne durres

Sondazh

Poll