Aktualitet

VENDIMI/ Shkarkohet Enkelejda Hoxha, gjyqtarja që liroi të dënuarit me burgim të përjetshëm, avokati: Do e ankimojmë, gab

17 Mars 2021, 09:20 Nga DOSJA
VENDIMI/ Shkarkohet Enkelejda Hoxha, gjyqtarja që liroi të

TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor nxjerr nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren e akuzuar për korrupsion, Enkelejda Hoxha. Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar sot në ambientet e KLGj ku ndodhej vetë gjyqtarja e arrestuar, Enkelejda Hoxha dhe drejtuesi i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

Naureda Llagami, kryetare e KLGJ, komunikoi vendimin ku tha se Inspektori i Lartë i Drejtësisë me në krye Artur Metanin, kishte argumentuar shkeljet disiplinore të magjistrates, si mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve gjatë gjykimit; veprime që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët, mosrespektim të rëndë e të vazhduar të legjislacionit material e procedural penal dhe nxjerrje të akteve të paarsyetuara.

Hoxha është magjistratja e dytë për të cilën KLGJ ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkim nga detyra, për shkelje të rënda disiplinore lidhur me lirimet para kohe me kusht dhe e treta magjistrate e shkarkuar nga KLGJ pas një hetimi disiplinor të ILD-së.

Pas dhënies së këtij vendimi, avokati i Hoxhës, Ardian Visha ka lajmëruar ankimin e vendimit. Në një deklaratë për mediat, pas dhënies së vendimit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Visha tha se rasti “Billa” është ai që ka lënë pasoja, por që në këtë rast, gjyqtarja Hoxha ka pranuar gabimet. Visha tha se në fakt, Hoxha ka bërë një gabim në përllogaritjen e paraburgimit për Hekuran Billën, me një diferencë prej katër vitesh.

Ai tha se vrasja e Billës nuk është aspak pasojë e lirimit të tij. I pyetur për deklaratat e kërcënimit të gjyqtares Hixha, të dhëna nga babai i saj, Visha tha se nuk ka marrë asnjë informacion të tillë nga klientja e tij.

ILD ka kërkuar më herët shkarkimin e magjistrates Hoxha e cila ndodhet pas hekurave pasi akuzohet se ka liruar nga burgu të dënuar me burgim të përjetshëm. Vetë Hoxha, në rrëfimin e saj, një ditë më parë ka pranuar shkeljet e bëra në lirimin e Hekuran Billës dhe të Endrit Dokles, pork a shtuar se veprime të tilla, kanë bërë edhe gjyqtarë të tjerë.

Hoxha ndodhet në burg që prej 11 shkurtit, bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh. Pikërisht më 11 shkurt, Hoxha, me skemën e përgatitur me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj, do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi nga përgjimet rezultoi se kishte marrë ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës, Manuela Mallkuçi, por ai u la i lire në seancën e Apelit më 2 mars.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha shkarkohet enkelejda hoxha arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha shkarkohet enkelejda hoxha

Sondazh

Poll