Aktualitet

Tentoi të përdhunojë 33-vjeçaren që e përndiqte prej kohësh, arrestohet burri nga Shkodra

17 Mars 2021, 10:01 Nga DOSJA
Tentoi të përdhunojë 33-vjeçaren që e përndiqte

SHKODËR– Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Shkodrës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se është arrestuar 53-vjeçari me inicialet M.Z., pasi akuzohet për veprat penale “Përndjekja” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentative.

53-vjeçari akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjecare, të cilën e ka përndjekur për një periudhë kohore.

Në pranga ka rënë edhe 59-vjeçari me inicialet L.S., banues në fshatin Golem, Shkodër, pasi akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i policisë Shkodër

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Z., 53 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjecare, të cilën e ka përndjekur për një periudhë kohore. Gjithashtu, nga të njëjtat struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. S., 59 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 53 vjecari ne shkoder shkoder arrestohet 53 vjecari ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll