Aktualitet

Gjendet i vdekur 66-vjeçari në një parking në Tiranë

17 Mars 2021, 08:09 Nga DOSJA
Gjendet i vdekur 66-vjeçari në një parking në Tiranë

TIRANË– Një 66-vjeçar me inicialet F.V., banues në Tiranë është gjetur i pajetë në një parking automjetesh në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra”. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 66-vjeçari ka humbur jetën  për shkaqe natyrale por rrethanat pritet të sqarohen pas hetimeve.

Njoftimi i policisë: Më datë 17.03.2021, në rrugën “Siri Kodra”, në ambientet e një parkingu automjetesh, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. V., 66 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet i vdekur 66 vjecari tirane gjendet i vdekur 66 vjecari tirane

Sondazh

Poll