Aktualitet

Shkarkimi i Hoxha, avokati: Do ankimojmë vendimin, vrasja e Billës nuk erdhi si pasojë e lirimit të tij! Kërcënime? S’ka

17 Mars 2021, 09:44 Nga DOSJA
Shkarkimi i Hoxha, avokati: Do ankimojmë vendimin, vrasja e Billës nuk

TIRANË– Avokati i gjyqtares Enkelejda Hoxhës, Ardian Visha ka deklaruar se do të ankimojë vendimin për shkarkimin e magjistrates.

Në një deklaratë për mediat, pas dhënies së vendimit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Visha tha se rasti “Billa” është ai që ka lënë pasoja, por që në këtë rast, gjyqtarja Hoxha ka pranuar gabimet. Visha tha se në fakt, Hoxha ka bërë një gabim në përllogaritjen e paraburgimit për Hekuran Billën, me një diferencë prej katër vitesh.

Ai tha se vrasja e Billës nuk është aspak pasojë e lirimit të tij. I pyetur për deklaratat e kërcënimit të gjyqtares Hixha, të dhëna nga babai i saj, Visha tha se nuk ka marrë asnjë informacion të tillë nga klientja e tij.


Pjesë nga prononcimi

Avokati: Politika ka një vëmendje të posaçme në këtë rast. Natyrisht për interesat e saj. A ka ndikuar kjo vëmendje dhe trysni te anëtarët e KLGj, këtë nuk jam në gjendje ta provoj. Para se ta bëni gjënë komplekse, duhet të vlerësoni se dy çështje janë ato për të cilat është dërguar gjyqtarja në KLGJ, dy kazuse mbi të cilat e thashë qëndrimin tim. Në njërin nuk ka asnjë shkelje ndërsa në tjetrin shkelja u gjykua e tillë për tu shkarkuar. Do të bëjmë ankimin patjetër

Pyetje: Ku do drejtoheni tani?

Avokati:Në institucionin që thotë ligji.

Pyetje: Babai i gjyqtares Hoxha ka deklaruasr se e bija është kërcënuar, keni marrë ndonjë shqetësim prej saj?

Avokati:Nuk jam zëdhënësi i babait të gjyqtares, jam mbrojtësi i gjyqtares. Nuk kam marrë asnjë shqetësim të tillë nga ana e saj. I ati ka gjithë mirëkuptimin tim për ndjeshmërinë e madhe që ka rasti dhe padrejtësinë e madhe që ka rasti në ekstremin e sigurimit të gjyqtares që është i pamerit

Pyetje: Cilat janë argumentat, mbi tyë cilat ju do ta ankimoni këtë vendim?

Avokati: Si argumenta të ankimit, janë disa, së pari material. Kemi kontestuar raportin.Do të shohimn arsyetimin e KLGJ dhe pastaj do të gjejmë si shkaqe materiale dhe proceduriale.

Pyetje: Ju keni pranuar gabimin në rastin e Billës, a mund ta dimë sa është kjo pasojë?

Avokati: Rasti i Billës është një gabim në përllogaritje. Vrasja e të ndjerit nuk është një pasojë e lirimit të para kohe me kusht. Se bëhesh viktimë dhe kjo të konsiderohet si pasojë është padrejtësi që këtu. Në atë rast padyshim që ka komplekse për shkak të kontraditave mes dy sistemeve, atij britanik dhe atij shqiptar. Është një nga komplekset. Këto konflikte mes dy rregullimeve ligjore të dy vendeve kanë ngrirë. Kam pranuar gabimin e gjyqtares te llogaritja e paraburgimit në paraburgimin e subjektit është llogaritur e gjithë periudha e dënimit, duke bërë një shtesë tek katër apo pesë vite. Prapë nuk përbën pasojë në aspektin e ndëshkimit të gjyqtares.

Vendimi për shkarkimin e gjyqtares Hoxha u mor sot. Këshilli i Lartë Gjyqësor pranuar kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë duke shkarkuar kështu Hoxhën nga detyra.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian visha enkelejda hoxha shkarkohet enkelejda hoxha ardian visha enkelejda hoxha shkarkohet enkelejda hoxha

Sondazh

Poll