Politike

Basha në Novoselë, banori: Të ta bëjë perëndia mbarë këtë rrugë që ke nisur! Ju shikojmë kush zihet dhe si flisni

17 Mars 2021, 08:58 Nga DOSJA
Basha në Novoselë, banori: Të ta bëjë perëndia

VLORË-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet ditën e sotme në Novoselë, aty ku po zhvillon takime me qytetarët. Kryedemokrati në këtë takim është njohur nga afër me problemet kryesore të banorëve në këtë zonë.

Basha i premtoi  mbështetjen me subvencione për blektorinë dhe bujqësinë.


Edhe ky dielli që shkëlqen jashtë dhe kjo Vlorë që është perlë duhet të ketë shpresë për ndryshim. Në asnjë vend të botës nuk ecën as bujqësia as blektoria as bujqësia pa subvencion. Në 8 vite asnjë subvencion as për bletarinë, as për lopët, as për delet, as për perimet, as për bimët. Jemi vendi më i varfër në Ballkan dhe kemi çmimin më të lartë të naftës”, është shprehur ai.

Ndërkohë një banor iu është drejtuar duke thënë se i shikojnë çdo natë se kush zihet me kë dhe se si flasin.

Ti rrofsh që ke marrë rrugën dhe të ta bëjë perëndia mbarë këtë rrugë që ke nisur. Përnat ju shikojmë kush zihet dhe si flisni, sytë i kemi nga ju”, ka thënë banori.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne vlore lulzim basha basha ne vlore lulzim basha

Sondazh

Poll