Politike

“Ja kali i PD-së”/ Mitingjet plot ovacione e grumbullime të Bashës në Kavajë, Shkodër e Vlorë, Rama nga Fieri: Rrini

17 Mars 2021, 09:32 Nga DOSJA
“Ja kali i PD-së”/ Mitingjet plot ovacione e grumbullime

TIRANË– Sot, për herë të disatë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bash aka grtumbulluar dhjetëra qytetarë rreth tij, duke mos respektuar distancën sociale, si një nga rregullat e vendosura gjatë periudhës së pandemisë.

I pranishëm në Vlorë, një ditë pasi vizitoi Shkodrën, e një javë pasi ishte në Kavajë, vende ku u prit me mjaft ovacione, Basha tha se beteja e 25 prillit nuk është mes tij dhe Ramës por për qytetarët shqiptarë nga ana tjetër, rreth tij qytetarët brohorisnin, fishkellenin, thërrisnin emrin e tij dhe kërkonin largimin e kryeministrit Ed irama.

“Rama ik, Basha….”- thonë ata.

“Vendi është në kolaps, qyteti i Vlorës dhe Vlora e ndiejnë, universiteti dhe rinia e dinë këtë. Sipërmarrja vlonjate e ndjen këtë, rënia e xhiros, ka ardhur koha për ndryshim. Kjo që dëgjoj dhe prek, nuk është vetëm nevoja për ndryshim. Mos harroni kjo betejë nuk është për Bashën apo Ramën, është për shqiptarët, për ata që kanë mbetur pa punë, për ata që kanë fëmijët jashtë, për Shqipërinë dhe Shqiptarët, ndaj duhet të bashkohemi. Sepse me 25 prill nuk bëhet fjalë për fitoren e një force politike, do ti fitojmë zgjedhjet, por fituesit e vërtetë do të jenë të nëpërkëmburit e 8 viteve. Sipërmarrësit, fermerët dhe rinia, së bashku do ti japim Shqipërisë atë që e meriton,”– tha Basha ndër të tjera.

Por, këto grumbullime të njëpasnjëshme i ka komentuar edhe kryeministri Edi Rama.  I pranishëm në shkollën ku po vaksinoheshin mësuesit, Rama komentoi takimet e Bashës, ku ka rënë në sy mungesa e respektimit të rregullave të vendosura gjatë periudhës së pandemisë dhe tha se ky është një shembull i keq.

Sipas kryeministrit, situata të tilla, me njerëz që hipin mbi makina dhe ngrenë dy gishtat lart, tregojnë injorancë.


Ajo që u duhet thënë të gjithëve është se për shkaqe politike e partiake, dikush jep shembullin më të keq duke grumbulluar njerëz e duke ngritur gishtat mbi makina. Kjo është një luftë për jetën, një luftë për jetë a vdekje, për shumë njerëz që janë më të ekspozuar e të dobët nga pikëpamja fizike. Bëni kujdes, distancohuni nga situata që tregojnë injorancë dhe papërgjegjshmëri të madhe. Ne do të vazhdojmë intensivisht vaksinimin, dhe zgjedhjet janë pesë me hiç para kësaj. Turpi do tu mbetet atyre që e kanë,”- tha Rama ndër të tjera.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne vlore lulzim basha ne vlore basha ne vlore lulzim basha ne vlore

Sondazh

Poll

Politike 17 Mars 2021, 09:22

VLORË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha na vijuar turin elektoral për zgjedhjet e 25 prillit në një qytet që njihet si ‘shtëpia’ e Ramës, Vlorë...