Politike

Meta pret Ambasadorin e ri të Bangladeshit në Shqipëri, presidenti: Shkëmbyem mendime në lidhje me nevojën e nxitjes së b

17 Mars 2021, 09:04 Nga DOSJA
Meta pret Ambasadorin e ri të Bangladeshit në Shqipëri,

TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta, ka pritur ditën e sotme ambasadorin e ri të Bangladeshit në Shqipëri, Ashud Ahmed. Meta shkruan në ‘Facebook’, aty ku ka ndarë dhe fotot nga takimi, se i ka siguruar mbështetjen e plotë gjatë misionit të tij.

Meta shkruan se konfirmuan marrëdhëniet e mira politike ndërmjet dy vendeve dhe vlerësuan trendin pozitiv të bashkëpunimit dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

POSTIMI:

Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita me kënaqësi Ambasadorin e ri të Bangladeshit në Shqipëri, Sh.T.Z. Ashud Ahmed, të cilit i urova sukese dhe e sigurova për mbështetje të plotë gjatë misionit të tij të rëndësishëm.Konfirmuam marrëdhëniet e mira politike ndërmjet dy vendeve tona dhe vlerësuam trendin pozitiv të bashkëpunimit dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare.Shkëmbyem mendime në lidhje me nevojën e nxitjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe për rëndësinë e rritjes së investimeve reciproke.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll