Politike

KQZ konfirmon në zgjedhje kreun e VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi, del i pastër nga dekriminalizimi

17 Mars 2021, 08:46 Nga DOSJA
KQZ konfirmon në zgjedhje kreun e VV-së në Shqipëri, Boiken

TIRANË– Boiken Abazi, kandidati i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit, por që mban postin e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, është konfirmuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si një alternativë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. 

Njësia e Dekriminalizimi ka verifikuar kandidaturën e Abazit e cila ka dalë e pastër, një ditë pasi edhe KQZ kërkoi një verifikim më të thelluar.

Një ditë më parë, njësia e Dekriminalizimit nisi hetimin për 2 kandidatë të pavarur dhe 1 nga listat e Partisë Demokratike fill pas kërkesës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. KQZ kërkoi verifikimin e figurës për Abazin dhe Pal Shkambit. Ndërsa në sitë do të kalojë edhe Rezart Tusha, pjesë e listave të Partisë Demokratike në qytetin e Durrësit.

Por pse u kërkua verifikim i veçantë për Boiken Abazin?

Si shumë aktivistë të tjerë të Lëvizjes, edhe Boiken Abazi është ndaluar nga policia dhe i janë hapur procese ligjore si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Të gjitha këto procese ai i ka deklaruar me transparencë të plotë në formularin e vetëdeklarimit për dekriminalizimin. Megjithatë, KQZ kërkoi një verifikim të dytë nga Njësia e Posaçme e Dekriminalizimit.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike boiken abazi boiken abazi

Sondazh

Poll