Bota

Truproja i Erdoganit kryen vetëvrasje, lë një letër për SHEFIN: Trajtojini mirë punonjësit! Mos më ejani në varrim…

16 Mars 2021, 21:43 Nga DOSJA
Truproja i Erdoganit kryen vetëvrasje, lë një letër për

TURQI– Mehmet Ali Bulut, oficer i policisë i angazhuar pranë Drejtorisë së Mbrojtjes Presidenciale ka vrarë veten.

Bulut, i lindur në 1993, nuk kishte shkuar në punë dhe kishte fikur telefonin kur tre kolegët e tij i shkruan në shtëpi për ta kontrolluar. Në momentin që hapën me forcë derën, gjetën trupin e pajetë të kolegut të tyre, dhe pranë tij një letër. 

“Fyerja, kërcënimet, shkarkimi i stafit tuaj, poshtërimi i tyre, është puna juaj më e mirë. Çdo person ka krenari dhe unë nuk i përballoja dot ato fjalë.  C.B dhe A.Ö., do t’i trajtoja mirë dhe dp t’i pyesja sesi janë. S’dua që asnjë oficer të vijë në varrimin tim, përveç komisionerit tim Mustafa Yavuzkanat. M. Ali Bulut,“-shkruhej në letrën e lënë prej tij. 

Marrë nga Cumhuriyet.com.tr

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mehmet ali bulut turqi vetevritet mehmet ali bulut mehmet ali bulut turqi vetevritet mehmet ali bulut

Sondazh

Poll