Bota

Kryetari i LDK-së, Abdixhiku tregon nëse do të votoj për Osmanin si presidente: Do vendosim pas takimit me LVV-në

16 Mars 2021, 21:22 Nga DOSJA
Kryetari i LDK-së, Abdixhiku tregon nëse do të votoj për

KOSOVË-Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur në lidhje me krijimin e institucioneve të Kosovës dhe për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në një intervistë për Pressing, ai ka thënë se LDK-ja asnjëherë nuk ka qenë penguese, kur bëhet fjalë për formimin e institucioneve të vendit. Ndërsa, ku është pyetur nëse do të votoj që Vjosa Osmani të bëhet presidente, ai ka thënë që do vendos pas takimit me Kurtin ditën e premte.

“Do të bëjë konsultime fillimisht. Do të shoh disponimin e njerëzve tanë. Ajo çfarë kam thënë vazhdimisht është se qëllimi jonë është konstruktiv. LDK asnjëherë s’ka penguar në procesin e formimit të institucioneve por çfarë po themi është se duhet parë për çfarë po flasim. Ende s’kemi pas takim me palën tjetër. Konstruktiviteti jonë nënkupton që ne jemi opozitë fillimisht, jemi opozitë konstruktive por s’do të thotë se jemi konstruktive për të mbështet pozitën pa qartësime. Qartësimet nuk janë mbi të shkuarën ato i kemi tejkaluar në momentin që kemi pasur me ta, por më tepër është për garancën e demokratizimit të vendit. Ne do të shohim a ka një garancë të tillë që vendi do të ketë institucione demokratike dhe jo partiake.  Ne nuk jemi të interesuar të krijojmë destabilitet në vend,“-ka thënë ai.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosove lumir abdixhiku kosove lumir abdixhiku

Sondazh

Poll