Bota

Deputeti i LVV-së, Konjufca flet për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem: Do ta rishikojmë vendimin

16 Mars 2021, 21:10 Nga DOSJA
Deputeti i LVV-së, Konjufca flet për hapjen e Ambasadës së

KOSOVË-Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur në lidhje me hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Në një intervistë që ka dhënë ditën e sotme në “Rubikon”, ai ka thënë se vendimi për hapjen e Ambasadës nuk është e shkruar në dokumentin e marrëveshjes së SHBA-së, por është një diskutim midis Avdullah Hotit dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Sipas tij duke qenë se nuk ka një dokument zyrtarë Lëvizja Vetëvendosje me ardhjen në pushtet do ta rishikoj këtë vendim.

“E para, duhet të mendoj që të shikohen të gjitha dokumnentet origjinale, se si ka ardhë deri tek ky premtim. Unë e di që Jerusalemi si koncept edhe si lokacion nuk përmendet askund në mënyrë të shkruar në marrëveshjen që ka bërë Kosova me SHBA’të (Uashingtoni). Në bisedën politike, në mënyrë gojore, e kanë shkëmbyer z. Hoti me z. Netanyahu, përderisa kanë folur për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Është premtim gojor, por jo në dokument zyrtar. Ne do ta shqyrtojmë këtë me kujdes”, ka deklaruar ai.

Ambasada e Kosovës në Izrael u hap më 14 mars. Ajo është pjesë e marrëveshjes që Kosova dhe Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë në shtator të viti të kaluar. Ndërkohë që hapja e kësaj ambasade është kundërshtuar nga Turqia si dhe Bashkimi Evropian.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora benjamin netanyahu glauk konjufca kosove benjamin netanyahu glauk konjufca kosove

Sondazh

Poll