Aktualitet

DEBATI për ndryshimet në Mësonjëtoren e Korçës/ Ish-përgjegjësi i muzeut: Humbi konteksti historik, studiuesi Kotherja:

16 Mars 2021, 18:40 Nga DOSJA
DEBATI për ndryshimet në Mësonjëtoren e Korçës/

KORÇË– Restaurimi dhe muzealizimi i Mësonjëtores së parë shqipe (Muzeut të Arsimit në Korçë) ka hapur debate në rrjet lidhur me zhvendosjen e obeliskut simbol të “ABC” në oborrin e godinës. Pas lajmit të publikuar në Dosja.al, ish-përgjegjësi i muzeut të arsimit, Vladimir Toroveci ka dhënë një intervistë për Report Tv, duke i mëshuar faktit se përdorimi i elementëve modern në rikonstruksionin e muzeut, zbeh kontekstin historik të saj.

“Një muze ka kuptim atëherë kur materialet që janë brenda tij lidhen me kontekstin historik kur kanë ndodhur ngjarjet. Zëvendësimi i objekteve brenda ndërtesës, ngjyrat, parketi, ndriçimi, prania e tepruar e teknologjisë dhe doza e pavend e modernizimit i kanë zbehur vlerat e shkollës së parë shqipe, e cila nuk është më si dikur,”- shprehet ish-përgjegjësi i muzeut të Arsimit, Vladimir Toroveci. Por ndryshe mendon studiuesi i historisë, Niko Kotherja, njëherazi dhe vlerësues i projektit.  Sipas Kotheres, bankat e hequra janë vendosur në 100-vjetorin e hapjes së shkollës dhe nuk ishin origjinale, ndaj nuk kanë asnjë vlerë kulturore.

“Atyre skeptikëve që ju i quani intelektualë, një pjesë të mirë të këtyre zërave, jam shurdhuar prej tyre, edhe më vjen keq që pjesë e ekraneve janë bërë njerëz që s’kanë shërbyer aspak, por kanë ruajtur me fanatizëm zhulin e krijuar për vite të tëra. Unë dua të them se Mësonjëtorja e parë Shqipe ka pas shkatërrimet e saj nga agjentë atmosferikë edhe fatkeqësi natyre. E vetmja gjë origjinale ka qenë karrigia e drejtorit të parë të mësonjëtores Pandeli Sotirit deri në 1978, që është vendos në ish Muzeun e Rilindjes në Gjirokastër. E kam kërkuar në ambientet e ish- muzeut, por ka qenë e pamundur që ta gjenim.  Me zhdukjen e asaj karrigeje merr fund pjesa e objekteve origjinale, që mund të mendohet se ka pas godina e mësonjëtores së parë shqipe. Bankat e dikurshme të cilat tashme janë rikonceptuar në një të vetme,ishin prodhim i zdruktharisë së Korçës së vitit 1987 dhe nuk kanë qenë bankat origjinale të ndërtesës,”- thotë Kotherja.

Grupi i punës që ka vlerësuar fondet ekzistuese të muzeut përbëhet nga: Gjet Ndoji (drejtor i DPPZHK), ndërsa anëtarët janë Fjoralba Prifti (drejtoreshë e muzeut të Arsimit Korçë), Niko Kotherja (ekspert), Amarda Kodra (eksperte etnologe). Amanda Cici (arkitekte DRKK Korçë), Gent Agolli (arkitekt), Benida Kraja (arkitekte IMK). Ministria e Kulturës ka miratuar për zbatimin e projektit të studios IRI dhe “Fusha sh.p.k” fondin prej 30 milionë lekësh.

Por çfarë ndodhi në Korçë? Dosja.al vëzhgoi nga afër të gjithë projektin e miratuar nga Ministria e Kulturës në muzeun e godinës që u përdorur si shkolla e parë laike shqipe. Për të parë të plotë zhvillimet (SHIKO KËTU)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mesonjtorja e pare shqipe muzeu muzeu i arsimit ne korce niko kotherja vladimir toroveci mesonjtorja e pare shqipe muzeu muzeu i arsimit ne korce niko kotherja vladimir toroveci

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2021, 18:31

TIRANË – Në Shqipëri, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda LLagami, thotë se me emërimin e 4 kandidaturave që i janë propozuar Presidentit...