Aktualitet

Refuzojnë të marrin vaksinën AstraZeneca/  Drejtoresha e Arsimit në Shkodër: Asnjë mësues nuk do të penalizohet, vaksi

16 Mars 2021, 17:58 Nga DOSJA
Refuzojnë të marrin vaksinën AstraZeneca/  Drejtoresha

SHKODËR– Ditën e sotme ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve në Shkodër, ku do të marrin vaksinën 1350 mësues.

Disa prej tyre kanë qenë të gatshëm të marrin vaksinën ndërsa disa të tjerë kanë refuzuar që të marrin dozat e AstraZeneca.

Ndërkohë në lidhje me këtë ka reaguar edhe Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit  Blediana Nika, e cila ka thënë se nuk duhet të ketë penalizime për ato që nuk duan të vaksinohen pasi sipas saj, vaksinimi nuk është me detyrim. 

“Zyra vendore arsimore në Shkodër nis procesin, procesi do aplikohet sipas një kalendari. Këtu është dhe një formular kur një person refuzon të bëjë vaksinën.Vaksina nuk është e detyrueshme punonjësit mund ta refuzojnë në bazë të formularit të shpërndarë. Mësuesit janë kategori e personave që janë shumë të mirëinformuar kemi qëndruar në kontakt me të gjithë pjesën sepse është një proces shumë i rëndësishëm. Vënia në dispozicion e vaksinës ska pse të ketë hezitime. Nuk ka pse të ketë penalizimi nuk është  e arsyeshme. Dikush mund të ketë dhe probleme shëndetësore një pjesë e mësuesve edhe e kanë kaluar”, tha ajo.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blediana nika nis vaksinimi ne shkoder blediana nika nis vaksinimi ne shkoder

Sondazh

Poll