Aktualitet

U la i shtrirë në tokë për disa minuta/ Ambulanca vonohet duke u furnizuar me naftë, ndërron jetë 68-vjeçari në Durrës

16 Mars 2021, 11:46 Nga DOSJA
U la i shtrirë në tokë për disa minuta/ Ambulanca vonohet

DURRËS-Qytetarët në Durrës raportuan paraditen e sotme, se një qytetar kishte minuta që dergjej në tokë, dhe ishte në pritje të ambulancës.

Mirëpo, në videon e postuar nga ‘JOQ’ shihet që ambulanca ndodhet pak metra larg, duke u furnizuar me naftë në një kaburant. Ky moment është filmuar nga qytetarët të cilët ishin prezentë dhe panë nga afër të gjithë ngjarjen.

Fatkeqësisht, burri 68-vjeçar humbi jetën e sipas policisë ai vdiq pasi pësoi atak kardiak.

NJOFTIMI

Më datë 16.03.2021, në orën 11:50, në lagjen nr. 16, Durrës, nga punonjësit e urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës është marrë në rrugë, pa ndjenja, shtetasi S. P., rreth 68 vjeç, i cili gjatë transportimit për në spital ka ndërruar jetë.Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete burri ne durres nderron jete burri ne durres

Sondazh

Poll