Aktualitet

Makina përplas këmbësoren në bulevardin “Zhan D’ark”, e plagosura përfundon në spital

16 Mars 2021, 11:55 Nga DOSJA
Makina përplas këmbësoren në bulevardin “Zhan

TIRANË– Një grua e moshës 40 vjeç është aksidentuar mesditën e sotme në bulevardin “Zhan D’ark”. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 12:20 të ditës së sotme. Gruaja ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që një makinë e llojit “Mercedez Benz” e ka përplasur.

E aksidentuara është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që mësohet se është shoqëruar për në komisariat drejtuesja e mjetit.

Njoftimi i policisë Tiranë

Me datë 16.03.2021, rreth orës 12:20, në bulevardin “Zhan D’ark”, mjeti me drejtuese shtetasen E. A., ka aksidentuar një shtetase ende të paidentifikuar e cila u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane tirane aksident ne tirane tirane

Sondazh

Poll