Aktualitet

Nis vaksinimi i mësuesve në Elbasan dhe Librazhd, tre prej tyre refuzojnë të marrin dozën pasi kanë kaluar Covid-19

16 Mars 2021, 11:50 Nga DOSJA
Nis vaksinimi i mësuesve në Elbasan dhe Librazhd, tre prej tyre

SHQIPËRI– Vaksinimi i mësuesve ka nisur edhe në qytetin e Elbasanit. Mësohet se janë 611 mësues, të cilët janë lajmëruar nga Drejtoria Rajonale e Elbasanit, dhe kanë pranuar që të marrin dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Në grupe të ndara, mësuesit janë paraqitur pranë shkollës që është shndërruar në qendër vaksinimi.

Pas mbarimit të procesit mësimor, pritet që të paraqiten edhe më tepër mësues për të marrë dozën e parë të vaksinës.

Edhe në Librazhd, po ndiqet e njëjta procedurë me vaskinimin e mësuesve. Tre nga mësuesit që e kanë kaluar Covid-19, nuk ka pranuar që të vaksinohen, me argumentin se tashmë e kanë kaluar koronavirusin.

Vaksinimi i mësuesve ka nisur edhe në Berat, ditën e sotme. Mësohet se për 210 mësuesit, pjesë e stafit të gjashtë shkollave, vaksinimi po kryhet në shkollën e mesme të përgjithshme “Kristaq Capo”. Mësuesit janë lajmëruar nga Drejtoria Vendore Arsimore një natë më parë, dhe të gjithë janë paraqitur në këtë shkollë për të marrën dozën e parë të vaksinës.

Këta mësues do të vaksinohen me dozat e Astrazeneca që erdhën mbrëmjen e të shtunës në aeroportin e Rinasit. Konkretisht do të vaksinohen mësuesit e 6 shkollave “Kristaq Capo”, “Ajet Xhindole”, “Zini Toska”, “Mehmet Ali Vrioni”, “28 Nëntori” dhe “Stiliano Bandilli”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mesuesit refuzojne vaksinen e astrazenecas shqiperia nis vaksinimin mesuesit refuzojne vaksinen e astrazenecas shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll