Aktualitet

Nis vaksinimi në Berat, Elbasan e Librazhd, mësuesit vihen në radhë për të marrë dozën e parë të Astrazeneca

16 Mars 2021, 10:09 Nga DOSJA
Nis vaksinimi në Berat, Elbasan e Librazhd, mësuesit vihen në

BERAT– Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i mësuesve në shkollat e Beratit dhe të Elbasanit. Mësohet se për 210 mësuesit, pjesë e stafit të gjashtë shkollave, vaksinimi po kryhet në shkollën e mesme të përgjithshme “Kristaq Capo”. Mësuesit janë lajmëruar nga Drejtoria Vendore Arsimore një natë më parë, dhe të gjithë janë paraqitur në këtë shkollë për të marrën dozën e parë të vaksinës.

Këta mësues do të vaksinohen me dozat e Astrazeneca që erdhën mbrëmjen e të shtunës në aeroportin e Rinasit. Konkretisht do të vaksinohen mësuesit e 6 shkollave “Kristaq Capo”, “Ajet Xhindole”, “Zini Toska”, “Mehmet Ali Vrioni”, “28 Nëntori” dhe “Stiliano Bandilli”.

Ndërsa në Elbasan, janë 611 mësues, të cilët janë lajmëruar nga Drejtoria Rajonale e Elbasanit, dhe kanë pranuar që të marrin dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Në grupe të ndara, mësuesit janë paraqitur pranë shkollës që është shndërruar në qendër vaksinimi. Pas mbarimit të procesit mësimor, pritet që të paraqiten edhe më tepër mësues për të marrë dozën e parë të vaksinës.

Edhe në Librazhd, po ndiqet e njëjta procedurë me vaskinimin e mësuesve. Tre nga mësuesit që e kanë kaluar Covid-19, nuk ka pranuar që të vaksinohen, me argumentin se tashmë e kanë kaluar koronavirusin.

Në vendin tonë kanë mbërritur 38 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca të shtunën mbrëma. Ka qenë vetë kryeministri Rama që i priti vaksinat në aeroportin e Rinasit, nga ku deklaroi se Shqipëria ka marrë një tjetër seri vaksinash nga kjo kompani, e jo atë që ka shfaqur probleme dhe është bllokuar nga më shumë se dhjetë shtete në të gjithë bitën si: Danimarka, Holanda, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria, Islanda, Austria, Letonia, Estonia, Austria, Rumani, Qipro, Estonia,  Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia e Spanja; Italia, Gjermania, Franca dhe Suedia.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mesuesit refuzojne vaksinen e astrazenecas shqiperia nis vaksinimin mesuesit refuzojne vaksinen e astrazenecas shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2021, 07:21

TIRANË– Dy nga personat që mbetën të plagosur në aksidentin e ndodhur një natë më parë ku dhe humbi jetën 32-vjeçari Klement Kristidhi, janë s...