Aktualitet

Përgatisnin mina me telekomandë për t’i shitur nga 3 mijë euro, bien në pranga dy persona në Durrës

16 Mars 2021, 08:23 Nga DOSJA
Përgatisnin mina me telekomandë për t’i shitur nga 3

DURRËS– Agron Gurakuqi 46-vjeç dhe Bledian Gresa 35-vjeç, kanë rënë në prangat e policisë në Durrës pasi merreshin me veprimtarinë kriminale duke prodhuar dhe trafikuar mina me telekomandë.

Policia bën me dije se janë sekuestruar 4 mina, të cilat autorët do t’i shisnin kundrejt fitimit deri në 3000 euro për një cope. Të dy ata ishin dënuar më herët për vepra të ndryshme penale,

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër tentativë për prodhim dhe trafikim të minave me telekomandë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Distanca”.

Operacioni i zhvilluar strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Sekuestrohen 4 mina me telekomandë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas me precedent të mëparshëm penal, të cilët do i shisnin minat kundrejt fitimit deri në 3000 euro për një copë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe trafikimit të minave me telekomandë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se 2 shtetas po tentonin të trafikonin mina me shpërthim në distancë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Distanca”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

G., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”;

G., 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje “.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. G., shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 mina me telekomandë, të cilat këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do i shisnin me çmimin 2000 deri në 3000 euro.

Po gjatë operacionit, në banesën e shtetasit B. G., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për evidentimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në durrës mina me telekomande arrestohen dy persona në durrës mina me telekomande

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2021, 07:21

TIRANË– Dy nga personat që mbetën të plagosur në aksidentin e ndodhur një natë më parë ku dhe humbi jetën 32-vjeçari Klement Kristidhi, janë s...