Aktualitet

Kanabis, kokainë, armë pa leje! Arrestohen gjashtë persona në Tiranë, akuzohen për vepra të ndryshme penale

16 Mars 2021, 08:51 Nga DOSJA
Kanabis, kokainë, armë pa leje! Arrestohen gjashtë persona

TIRANË– Policia e Shtetit ka arrestuar gjashtë persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë një 33 vjeçar, sepse gjatë kontrollit të mjetit që drejtohej nga ky shtetas, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe kokainë, si dhe një armë të ftohtë (thikë).

Gjithashtu të arrestuar janë: B. K., 55 vjeç, A. I., 37 vjeç, S. Sh., 51 vjeç dhe A. V., 46 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

NJOFTIMI:

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ç., 33 vjeç, sepse gjatë kontrollit të mjetit që drejtohej nga ky shtetas, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe kokainë, si dhe një armë të ftohtë (thikë). Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 24 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, sepse gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë).

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

B. K., 55 vjeç, A. I., 37 vjeç, S. Sh., 51 vjeç dhe A. V., 46 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2021, 07:21

TIRANË– Dy nga personat që mbetën të plagosur në aksidentin e ndodhur një natë më parë ku dhe humbi jetën 32-vjeçari Klement Kristidhi, janë s...