Aktualitet

Përplasi të moshuarin me biçikletë, u largua nga vendngjarja pasi kishte frikë nga dëbimi në Shqipëri! 23-vjeçari: Kish

16 Mars 2021, 08:23 Nga DOSJA
Përplasi të moshuarin me biçikletë, u largua nga

BRITANI-Shqiptari, Emir Loka, është akuzuar për rrëzimin dhe vrasjen e një punonjësi të spitalit. Kur doli para gjykatës, ai tha se nuk ndaloi në momentin që përplasi të mosharin pasi kishte frikë se do ta dëbonin në Shqipëri.

23 vjeçari i cili po lëvizte me biçikletë, dyshohet se kaloi dritën e kuqe dhe goditi Peter McCombie, 72 vjeçarin i cili ishte duke shkuar në shtëpi pasi përfundoi punën në spital.

Pasi u godit, koka e të moshuarit u përplas me trotuarin aq fort sa ai theu kafkën e tij dhe dëmtoi trurin. McCombie u dërgua në spital për trajtim, por vdiq tetë ditë më vonë.

Loka tha para gjykatës se ai kishte punuar në dy punë, në ndërtimi në Peckham dhe në një restorant turk në Gants Hill, dhe kishte vetëm tre orë gjumë para se të ndodhte incidenti.

‘Të them të drejtën, isha mjaft i lodhur, por ishte dita e fundit dhe do të mbaronim dhe unë kisha fundjavën për të pushuar.’- tha ai.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emir loka emir loka

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2021, 07:21

TIRANË– Dy nga personat që mbetën të plagosur në aksidentin e ndodhur një natë më parë ku dhe humbi jetën 32-vjeçari Klement Kristidhi, janë s...