Aktualitet

16 Mars 2021, 07:21 Nga DOSJA

TIRANË– Dy nga personat që mbetën të plagosur në aksidentin e ndodhur një natë më parë ku dhe humbi jetën 32-vjeçari Klement Kristidhi, janë sjellë në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Mësohet se konkretisht Arjan Gribura, 31 vjeç është sjellë në kryeqytet, pasi ka pësuar dëme të mëdha në shtyllën kurrizore, fraktura të dorës së majtë e të djathtë si dhe frakturë të këmbës së majtë.

Ndërsa 22-vjeçari i identifikuar si Agron Muhametaj, kishte frakturë në shtyllën kurrizore. I aksidentuari i tretë, Shkëlqim Muhametaj, 31 vjeç, nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në spitalin e Sarandës.

Ngjarja e rëndë u raportua një natë më parë. 32-vjeçari Krisitdhi, i cili ndërroi jetë, sapo ishte kthyer nga Gjermania, ku jetonte prej gjashtë vitesh. Ai po udhëtonte me makinën e të vëllait bashkë me tre miqtë në momentin që u aksidentua. Përplasja ishte fatale për 32-vjeçarin që ndërroi jetë në vend, ndërsa tre të tjetër kanë mbijetuar. 

Hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë, ndërkohë që paraprakisht mësohet se shkak mund të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin të rinjtë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne sarande klement kristidhi aksident ne sarande klement kristidhi

Sondazh

Poll