Aktualitet

EMRAT/ Hidhnin në treg para të falsifikuara dhe i shpërndanin në disa qytete të Shqipërisë, arrestohen 7 persona në Elba

16 Mars 2021, 07:30 Nga DOSJA
EMRAT/ Hidhnin në treg para të falsifikuara dhe i shpërndanin

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 7 persona pasi falsifikonin kartmonedha e më pas i shpërndanin në disa qytete të Shqipërisë.

Dosja.al ka mësuar se të arrestuarit janë: Drilon Alimeta 20 vjeç banues në Elbasan, Izair Çitozi, Arbër Tafa 30 vjeç, banues në Elbasan, Altin Veizaj 50 vjeç, banues në Fier, Bardhul Meçe 56 vjeç banues në Librazhd, Ina Hysa 32 vjeçe, banuese në Librazhd, dhe Rezart Kovaçi 48 vjeç, banues në Elbasan.

Personat e mësipërm akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar, 158.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete.

Në këtë mënyrë u finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Kartëmonedha”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin veizaj arbër tafa arrestohen 7 persona ne elbasan bardhul meçe drilon alimeta ina hysa izair çitozi rezart kovaçi altin veizaj arbër tafa arrestohen 7 persona ne elbasan bardhul meçe drilon alimeta ina hysa izair çitozi rezart kovaçi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2021, 07:21

TIRANË– Dy nga personat që mbetën të plagosur në aksidentin e ndodhur një natë më parë ku dhe humbi jetën 32-vjeçari Klement Kristidhi, janë s...