Aktualitet

“Po dezinformoni publikun”/ Tonin Vocaj ndërhyn LIVE në “Opinion”, debaton me Klodiana Lalën, gazetarja: Thashë gjit

16 Mars 2021, 07:06 Nga DOSJA
“Po dezinformoni publikun”/ Tonin Vocaj ndërhyn LIVE në

TIRANË– Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, është përplasur me gazetaren Klodiana Lala, e cila e ftuar në “Opinion”, po fliste në lidhje me vrasjen e Behar Sofias dhe kapjen e katër bashkëpunëtorëve në këtë krim. Me anë të një lidhje telefonike, Vocaj akuzoi gazetarët që ishin në studio. Pasi sipas tij nuk ishin të saktë në raportim.

Konkretisht, Vocaj tha se profili i ekzekutorit Enejt Shyti nuk është përfituar nga një maskë kirurgjikale siç po deklaronin gazetarët në studio, por pas gjetjes së banesës së tij. Ndërsa Lala u shpreh se ajo gjë është shkruar në dosjen e prokurorisë, kështu që nuk po thotë asgjë të pasaktë.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Zoti Vocaj më dëgjon?

Tonin Vocaj: Mirëmbrëma!

Blendi Fevziu: Jemi duke folur për ekzekutimin e Behar Sofisë, çfarë kishit për të thënë?

Tonin Vocaj: E kërkova këtë ndërhyrje për të sqaruar disa pasaktësi nga gazetarët që janë prezent por dhe për faktin për të të demonstruar forcën e policisë në këtë operacion.

Blendi Feviu: Cilat janë pasaktësitë Zoti Vocaj?

Tonin Vocaj: Pasaktësitë janë të shumta, që na sigurimi mënyra e administrimit të provave dhe shumë të tjera, por nuk është ky qëllimi i ndërhyrjes sime.

Klodiana Lala: Mund të na i thuash konkretisht ku se sa i përket punës së policisë unë e thash që ka kryer  një punë profesionale dhe po hidhni akuza të drejtpërdrejta për ne këtu. Unë jam një nga gazetarët që është marrë me këtë ngjarje, cila është e pasaktë.

Tonin Vocaj: Ka shumë pasaktësi, si nga ju dhe nga Zoti Koka, por nuk është qëllimi i ndërhyrjes sime ky.

Klodiana Lala: Zoti Vocaj po unë po ua kërkoj për transparencë, se që keni bërë një punë të mirë unë e thash.

Tonin Vocaj: Meqë jemi për transparencë, pjesa dërrmuese e shpjegimeve që ju keni dhënë aty janë të pavërteta dhe keni dezinformuar opinionin publik

Blendi Fevziu: Cilat janë të pavërteta. Mund të thoni versionin tuaj?

Tonin Vocaj: Versioni është i pasqyruar në dosjen hetimore dhe mund të them disa gjëra që nuk cenojnë sekretin hetimor. Kjo ngjarje nuk ka qenë aq e thjeshtë sa thuhet në studio dhe autori që ka bërë gabime fëminore. E vërteta është që grupi ka punuar në dy drejtime kryesore, drejtimi i parë është largimi i autorit nga vendi ngjarjes dhe drejtimi i dytë është rikthimi i autorit në vendin e ngjarjes. Është e vërtetë që autori ka humbur nga kamerat e sigurisë dhe nuk ka qenë e lehtë që të siguronim provat e hedhura nga autori.

Blendi Feviu: A është e vërtetë që autori kishte lënë telefonin në xhep?

Tonin Vocaj: Jo nuk është e vërtetë. Ai në një nga shtigjet i ka braktisur këto prova. Çështja është se pas gjetjes së këtyre provave ne kemi përftuar një profil ADN-je dhe e kemi dërguar në Interpol dhe ky profil nuk ekzistonte. Hetimet tona janë përqendruar në gjendjen e banesës së autorit.

Blendi Fevziu: Këtë gjë thanë dhe gazetarët, ku janë pasaktësitë e tyre?

Klodiana Lala: Ku janë të pavërtetat?

Tonin Vocaj: Gazetarët thonë që kishte në xhep telefonin, profili është përfituar në një maskë kirurgjikale.

Klodiana Lala: Jo nuk është pasaktësi, thuhet në dosjen e prokurorisë. Nuk ka asnjë pasaktësi. Nëse ju thoni që keni bërë një punë profesionale, ju mirëpresim. Ne jemi dy gazetarë edhe disponojmë dhe dosjen e prokurorisë dhe e kemi shpjeguar për publikun.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala tonin vocaj klodiana lala tonin vocaj

Sondazh

Poll