Aktualitet

HARTA-LIVE/ Sërish shira në vend! Pasditja sjell kthjellime, mësoni si do të lëvizin temperaturat

16 Mars 2021, 06:41 Nga DOSJA
HARTA-LIVE/ Sërish shira në vend! Pasditja sjell kthjellime,

SHQIPËRI– Edhe dita e sotme, njësoj si e djeshmja do të shoqërohet me vranësira dhe shira me dendësi mesatare. Sipas Meteoalb, kështu do të jetë paraditja, ndërsa mesdita e pasditja do të sjellin kthjellime në të gjithë vendin.

Në relievet malore, parashikohet të ketë vranësira mesatare të shoqëruara me reshje shiu dhe dëbore, por të dobëta. Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Juglindje me 1-15m/sek, duke u shoqëruar me valëzim të forces 1 deri në 3 ballë.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por rënie të ndjeshme sjellin orët e mesditës, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C  deri në 13°C.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 16 mars 2021 parashikimi i motit 16 mars 2021

Sondazh

Poll