Aktualitet

“Do të të djeg të gjallë!” Shqiptari nuk përmbahet, rreh gruan në sy të fëmijëve dhe e kërcënon para efektivëve

16 Mars 2021, 06:13 Nga DOSJA
“Do të të djeg të gjallë!” Shqiptari nuk

ITALI– Një 36-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë mbi gruan e tij dhe e ka kërcënuar atë. Ngjarja, sipas mediave italiane, ka ndodhur në Rimini, të shtunën në mbrëmje.

Shqiptari, pas një sherri me të shoqen, ka marrë thikën dhe ka tentuar ta godasë atë.nga frika se mos e lëndonte, gruaja e moshës 30 vjeç ka telefonuar menjëherë policinë. Kjo e fundit mbërriti në shtëpinë e çiftit që për pak u kthye në një skenë krimi, dëshmitarë të së cilës do të kishin qenë edhe dy fëmijët e tyre të mitur, të moshës katër dhe shtatë vjeç.

Donte të më mbyste  fëmijëve. Kërcënoi se do të më priste fytin me një hanxhar mishi,”- tha gruaja.

Policia prangosi 36-vjeçarin dhe e nxorri nga shtëpia, por ky i fundit nuk u ndal me aq. Ai u kthye dhe u përpoq ta godiste në stomak teksa bërtiti në gjuhën shqipë: Do të të djeg të gjallë!

Tashmë shqiptari është pas hekurave dhe do t’i duhet të përballet me akuzat e dhunës në familje dhe rezistencë ndaj arrestimit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali rimini shqiptari kercenon gruan itali rimini shqiptari kercenon gruan

Sondazh

Poll