Aktualitet

E rëndë! Aksident me vdekje në Sarandë, humb jetën 30-vjeçari, sapo ishte kthyer nga Gjermania! Në spital 3 të tjerë

15 Mars 2021, 21:03 Nga DOSJA
E rëndë! Aksident me vdekje në Sarandë, humb jetën

SARANDË- Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, pas një aksidenti të ndodhur pranë fshatit Kranë në Sarandë. Viktima është Klemet Kristidhi, ndërsa 3 të plagosurit e tjerë janë në spital dhe po marrin trajtim mjekësor.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Krane, sakaq mësohet se viktima është banor i fshatit Mursi, në Bashkinë e Konispolit. Mësohet se automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar disa herë.

Viktima së fundmi ishte kthyer nga Gjermania, ku edhe jetonte si emigrant prej 6 vitesh, ndërsa mjeti ishte në pronësi të vëllait të viktimës. Ndërkohë Policia dhe grupit hetimor kanë nisur nga puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Më datë 15.03.2021, rreth orës 21:30, në aksin rrugor Krane-Konispol, shtetasi K. K. ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi K. K., ndërsa pasagjerët që ndodheshin në ketë mjet, shtetasit A. M., Sh. M. dhe A. G., janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thotë policia.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne sarande klemet kristidhi aksident ne sarande klemet kristidhi

Sondazh

Poll