Aktualitet

U kapën me një laborator heroine/ Merret vendimi për tre të arrestuari shqiptar në Itali, dënohen me 11 dhe 10 vite burg

15 Mars 2021, 20:25 Nga DOSJA
U kapën me një laborator heroine/ Merret vendimi për tre të

ITALI-Gjykata italiane ka marrë vendim për tre shqiptarë që janë arrestuar muajin korrik të muajit të kaluar, pasi janë shpallur pëgjegjës për një laborator heroine.

Sipas mediave italiane, 26-vjeçari Mateo Gjepali dhe 33-vjeçari Armand Kapidani u dënuan me 10 vjet burg, përveç një gjobe prej 82,000 euro, ndërsa Gazmend Gjepali, kushëriri i tyre 28-vjeçar u dënua me 11 vite burg dhe me një gjobë prej 84,000 euro.

Mateo Gjepali, është konsideruar si një element i shquar i trafikut të drogës në veri të Italisë, ai i kishte shpëtuar arrestimit duke u strehuar në Shqipëri. Pasi u vendos në Shqipëri falë bashkëpunimit midis Policisë së Shtetit, dhe forcave të policisë shqiptare, ai u arrestua pas një arrestime ndërkombëtare.

Gjepali është personi i dytë i arrestuar me urdhër paraburgimi të lëshuar nga autoriteti gjyqësor Ravenna si pjesë e operacionit të drogës “Pike”, pas kushëririt të tij 28-vjeçar Gazmend Gjepali, i cili u dënua më burg në fund të vitit 2019.

Ata të dy së bashku me një person tjetër, u akuzuan për mbajtjen e mbi 40 kg heroinë dhe armë, të gjetura në një apartament në Ravenna në shkurt 2018.

Operacioni arriti kulmin e tij me arrestimin e  Gazmendit, në 15 Shkurt 2018 në Rimini nga agjentët antidrogë të Ravenna ndërsa ai po dorëzonte dy kilogramë kokainë dhe një kilogramë hashash të fshehur në makinën e tij, të përgatitur posaçërisht për transportin e drogës.

Po atë ditë në shtëpinë e tyre të treve u gjet një laborator për prerjen, përgatitjen dhe paketimin e një sasie të madhe të heroinës.

(k,a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aramand kapidani arrestimi i shqiptareve ne itali gazmend gjepali itali mateo gjepali aramand kapidani arrestimi i shqiptareve ne itali gazmend gjepali itali mateo gjepali

Sondazh

Poll