Aktualitet

Mbërrijnë 9360 doza të vaksinës Pfizer në vendin tonë, Manastirliu: Përmbyllim dozat e dyta, pastaj do ulim fashën e gru

15 Mars 2021, 20:10 Nga DOSJA
Mbërrijnë 9360 doza të vaksinës Pfizer në vendin

TIRANË- Kanë mbërritur në vendin tonë 9,360 doza të vaksinës Pfizer. Vaksinat që kanë ardhur në Aeroportin e Rinasit, janë pritur nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ministri Arben Ahmetaj.

Ndryshe nga radhët e tjera këtë radhë Kryeministri Edi Rama nuk ka qenë së bashku me ta për të marrë në aeroport vaksinat kundër sëmundjes vdekjeprurëse. Ndërkohë, Manastirliu, ka thënë se në muajt në vijim presim dhe vaksina të tjera, sakaq ka shtuar se do të nis edhe vaksinimi i të gjithë kategorive të popullsisë.

Manastirliu u shpreh se me këtë furnizim të radhës do të vijohet me dozat e dyta për ata që e kanë marrë të parën ndërsa shtoi se më tej do të ulet edhe fasha e grup-moshave.

“Sot kemi edhe doza të cilat vijnë nga kontrata jonë me Pfizer, do të vijojmë me rivaksinimin, pra dozat e dyta. Do të përmbyllim të gjithë procesin e vaksinimit me bluzat e bardha për të siguruar mbrojtjen e plotë dhe efikasitetin e vaksiniit si process. Do vijojmë me vaksinimin +80, ndërkohë që presim edhe vaksina të tjera. Prej prillit, vijon lëvrohet kontrata. Vijojmë edhe me vaksinimin e personave mbi 80-vjeç dhe presim sasi të tjera vaksinash, nga kontratat e tjera. Pas përfundimit të plus 80 vjeç, ulim fashën në plus 70 vjeç. Ato me sëmundje kronike me grupe të riskuara që janë mësuesit dhe kategoritë e tjera. Do të spostohemi në ISHP, ku do të vijojë pjesa e hapjes së monitoruar nga ekspertët për vaksinën dhe do të depozitohen në frigoriferë, ndërkohë që do të shpërndahen në qendrat që janë caktuar. Presim që edhe vaksina të tjera, ndërkohë që do të vijojmë edhe vaksinimin e kategorive tjera. Sot kemi kryer, 2400 vaksinime në të gjithë vendin. Duhet thënë se deri tani Shqipëria ka pritur mbi 80 mijë doza të vaksinave. Deri tani Shqipëria ka pritur mbi 80 mijë doza të vaksinave. Vaksinimi do të jetë një proces që do të vazhdojë duke u intesifikuar ditë pas dite”.- tha Manastirliu.

Deri më tani në vendin tonë janë kryer rreth 25 mijë vaksinime, ndërkohë që procesi i kombinuar i vaksinimit po vijon në të gjithë vendin, në qendrat e përqendruara dhe në shkolla. Disa ditë më parë në vendin tonë mbërritën 38,400 dozat e vaksinës AstraZeneca, të cilat janë shpërndarë në Tiranë,  Lezhë, në Krujë, në Lushnje, në Divjakë, ku ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 360 doza të vaksinës pfizer mberrijne 9 360 doza të vaksinës pfizer mberrijne 9

Sondazh

Poll