Aktualitet

“S’jam unë bossi”/ U kap mat brenda ‘shtëpisë së barit’, 21-vjeçari shqiptar dënohet me një vit burg: Më kërc

15 Mars 2021, 18:56 Nga DOSJA
“S’jam unë bossi”/ U kap mat brenda

BRITANI E MADHE- Një 21-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Elvis Keta është dënuar me një vit burg pasi u kap në një fermë droge me vlerë 27 mijë paund. Në momentin që Keta hapi derën dhe pa efektivët e Policisë, tha vetëm: S’jam unë pronari. Pas kontrolleve, efektiëvt dolën në përfundimin se Keta kishte në banesë vetëm 50 paund dhe një iPhone.

Të gjitha dhomat, përveç dhomës së ndenjes, ishin mbushur me 55 bimë kanabisi, 44 prej të cilave ishin gati për të dalë në treg. Keta, në rrëfimin e tij në Polici, u shpreh se një grup burrash me të cilët ishte takuar në Gjermani e kishin detyruar që të punonte në ‘shtëpinë e barit’. 

Sipas mediave britanike, ai tha se e kishin kërcënuar atë dhe familjen e tij por nuk dha detaje të tjera apo emrat e personave që po akuzonte. Avokati i tij, Shufqat Khan tha para trupës gjykuese se prindërit e 21-vjeçarit ishin shumë të varfër dhe Keta si më i madhi nga tre fëmijë kishte marrë borxh para dhe ishte nisur për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar. Grupi me të cilin ishte takuar në Gjermani i kishin huazuar të ardhurat dhe më pas i bënin presion për të marrë paratë.

“Çdo ëndërr që ai kishte për një jetë më të mirë në këtë vend dhe për të qenë në gjendje të ndihmonte prindërit e tij në shtëpi, janë kthyer në një makth,”-tha Khan.

Megjithatë rrëfimi për jetën e vështirë nuk e preku gjykatësin Jonathan Rose, i cili e dënoi Ketën me 12 muaj burg duke i dhënë edhe një paralajëmërim: Përhapni mesazhin se nëse vini në Mbretërinë e Bashkuar dhe bëni vepra penale do të futeni në burg. Nuk ka pasuri këtu për njerëzit që kryejnë krime.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elvis keta elvis keta

Sondazh

Poll