Politike

VIDEO/ Ç’na shpëtoi dje nga Kryemadhi: Unë s’ha oriz, analizat i bëj jashtë shtetit…

10 Maj 2019, 17:48 Nga DOSJA
VIDEO/ Ç’na shpëtoi dje nga Kryemadhi: Unë s’ha

TIRANË- Mbrëmjen e kaluar në një lidhje telefonike në studion e “Të Paekspozuarit”, Monika Kryemadhi foli për programin ekonomik që ka Opozita, në momentin që do të vijë në pushtet.

Ajo foli si për rritjen e rrogave të mjekëve, ashtu edhe për sigurinë ushqimore. Mirëpo gjatë fjalës së saj Kryemadhi theksoi se vizitat shëndetësore ajo i bën jashtë shtetit.

Pjesë nga biseda

Kryemadhi: Rimëkëmbja ekonomike nuk vjen në këtë situatë që jemi ne sot. Ka shumë të drejtë zoti Lubonja kur thotë që Basha do ta bëjë rrogën e mjekëve 1200 euro. Dhe do bëhet. Mirë është që të bëhet kështu. Edhe 3000 euro ta ketë mjeku, mirë është, sepse vetëm një libër mjekësie kushton 800 euro. E di si bëhen rrogat e mjekëve? Sepse 4 milion euro me punë të papaguar Vilma Nushi. Me një analizë që nuk e bën asnjëherë. Se ti për vete zoti Rakipi e bën jashtë shtetit.

Rakipi: Mir o mir sepse ne nuk sëmuremi ndonjëherë.

Kryemadhi: Po edhe unë për vete jshtë e bëj, sepse nuk ka ardhur ndonjëherë Vilma Nushi të ëm bëjë check up-in. I kam kaluar të dyzetat unë, s’ka ardhur njeri.

Më pas Kryemadhi filloi të fliste për sigurinë ushqimore, dhe tha se ajo nuk ha oriz, por njerëzit fukarenj ushqehen me produkte të skaduara.

Pjesë nga biseda

Kryemadhi: Këtu vjen programi ekonomik. Ne kemi program ekonomik dhe e kemi shumë të qartë. Mjafton të ulim ushqimet e shportës, orizin dhe sheqirin, 6% TVSH

Rakipi: Lëre tani këtë shportën…

Kryemadhi: Dëgjoje dëgjoje zoti Rakipi sepse neve nuk hamë oriz, por njerëzit fukarenj hanë makarona të skaduara.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kryemadhi per vizitat mjekesore monika kryemadhi kryemadhi per vizitat mjekesore monika kryemadhi

Sondazh

Poll