Politike

Zgjedhjet e qershorit/ Rama takim ‘kokë më kokë’ me koordinatorët e rretheve

10 Maj 2019, 17:16 Nga DOSJA
Zgjedhjet e qershorit/ Rama takim ‘kokë më kokë’ me

TIRANË– Një ditë para zyrtarizimit të emrave të kandidatëve të PS për 61 bashkitë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me krerët e 12 qarqeve.

Të 12 krerët e qarqeve kanë hyrë pas njëri-tjetrit në zyrën e kryeministrit Rama për të diskutuar mbi emrat që do të garojnë nën siglën e PS-së në zgjedhjet e qershorit.

Sa i përket emrave të kandidatëve ende të paqarta mbeten kandidatët për: Durrësin, Vorën, Kavajën, 4 bashkitë e qarkut Dibër, Sarandën, Selenicën dhe Gjirokastrës.

Deri më tani nga ana e PS-së janë konfirmuar disa prej kandidatëve të disa prej Bashkive më të mëdha në vend. Bëhet fjalë për : Kastriot Gurra për Librazhdin, Erion Veliaj për Tiranën, Dritan Leli për Vlorë, Armando Subashi në Fier; Majlinda Bufi për Roskovecin, Sotiraq Filo për Korçën; Gledjan Llatja në Elbasan; Pjerin Ndreut në Lezhë dhe Safet Gjici për Kukësin. Për bashkinë e Shkodrës qarkullon emri i prefektit të sapoemëruar Valdrin Pjetri në Shkodër.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike asambleja e ps edi rama rama takon kreret e qarqeve asambleja e ps edi rama rama takon kreret e qarqeve

Sondazh

Poll