Sport

Inter shikon kalendarin dhe “buzëqesh”, i kanë mbetur edhe 11 “finale”!

15 Mars 2021, 10:08 Nga DOSJA
Inter shikon kalendarin dhe “buzëqesh”, i kanë mbetur edhe

ITALI – Pas fitores 2-1 ndaj Torinos, kanë mbetur edhe 11 “finale” për Interin. Gjithsesi, epërsia +9 pikë aktualisht nga Milani, +10 me Juven, që duhet të rikuperojë sfidën me Napolin,  është një garanci e fortë për realizimin e ambicieve të zikaltërve. Edhe pse deviza e Contes është që vetëm loja vlen, një kalendar i mirë për ndeshjet, vetëm shton bonuset.

Të shtunën në mbrëmje, Interi do të presë Sassuolon. Por emilianët do të udhëtojnë drejt Milanos, pas ndeshjes kundër Torinos të mërkurën, prandaj mund të jenë më të lodhur se zikaltrit, që do të ketë një javë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen.

Në të njejtën javë, Milani do të shkojë në Firence, pas lodhjes me Manchester United të enjten, ndërsa Juve do të presë Beneventon pa humbur energji me Napolin. Midis polemikave, veçanërisht të Romës, ndeshja e prapambetur u shty në fakt nga 17 marsi në 7 prill.

Ndeshjet e 27-28 marsit në Amerikën e Jugut për kualifikuese e Kupës së Botë janë pezulluar për shkak të Covid. Lautaro dhe Sanchez do të shpëtojnë nga udhëtimet, nga të cilat ata shpesh ktheheshin të lodhur ose të dëmtuar.

Të shtunën e Pashkëve, 3 prill, grupi i Contes do të shkojë në Bolonjë, ndërsa Milani do të presë Sampdorian, ndërsa Juven e pret një derbi i zjarrtë. Në javën tjetër, Interi do të luajë në shtëpi me Cagliarin, Milan do të udhëtojë për në Parma dhe Juve është në pritje të Genoas. Kalendari i ndeshjeve në vijim, duam apo nuk duam, “buzëqesh” për Interin…

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport interi skuadra e conte juventus kalendari i seria a milani skuadra zikalter interi skuadra e conte juventus kalendari i seria a milani skuadra zikalter

Sondazh

Poll

Sport 14 Mars 2021, 22:18

Uzuni shkon në kuotën e 9 golave në Hungari

HUNGARI – Myrto Uzuni vijon të bëjë mirë me Ferencvaros, që nga ana tjetër ka vrarë garën për titullin kampion, pasi kryeson renditjen me 61 pikë, 16 më tepër s...

Sport 14 Mars 2021, 19:36

ANGLI-Në prag të ndeshjes ndaj Arsenal, trajneri i Tottenham Jose Mourinho do të deklaronte. “Unë shikoj vetëm lart në klasifkim, jo kundërshtarët që kam poshtë...