Bota

Pasiguritë për AstraZeneca/ OBSH: Asnjë provë që vaksina shkakton mpiksje të gjakut. Vendet të mos ndalojnë fushatën e

15 Mars 2021, 15:47 Nga DOSJA
Pasiguritë për AstraZeneca/ OBSH: Asnjë provë që

BOTË– Itali, Austria, Holanda Danimarka dhe Gjermani, kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca, pasi sipas autoriteteve përkatëse, vaksina ka shfaqur efekte anësore.

Ndërkohë, së fundmi në lidhje me situatën që është krijuar në disa vende, ka reaguar edhe Organizata Botërore e Shëndetit, e cila ka thënë se deri më tani nuk ka asnjë provë  që tregon se vaksina e prodhuar nga AstraZeneca, shkakton mpiksje të gjakut. Përmes një deklarate, OBSH thekson se po trajtohen raportet në lidhje me këtë pretendim, duke shtuar më tej se vaksinimi me vaksinën në fjalë duhet të vijojë.

Ekspertët e Shendetit, thonë ndër të tjera numri i mpiksjeve të gjakut të raportuara pas vaksinës, nuk është më shumë se sa rastet e raportuara zakonisht, edhe në kushte normale. 

Zëdhënësi i OBSH, Christian Lindmeier, tha se ekspertët e tyre po hetojnë raportet e vaksinës AstraZeneca dhe janë në pritje të një përgjigjeje, por megjithatë, shtuan se deri më tani nuk ka asnjë provë që vaksina shkakton mpiksje të gjakut.

Sapo OBSH të ketë një tablo më të detajuar të raporteve të vaksinës AstraZeneca, do ia transmetojë menjëherë publikut. Vlen për t’u theksuar se deri më tani, nuk ka asnjë provë që kjo vaksinë shkakton mpiksje të gjakut. E rëndësishme është që fushata e vaksinimit për këtë vaksinë të vazhdojë dhe të shpëtojmë sa më shumë jetë nga COVID-19.

Shoqata Evropiane e Mjekëve, e cila gjithashtu po kryen një investigim në lidhje me vaksinën AstraZeneca, theksuan se fushata e vaksinimit duhet të vijojë, pasi sipas tyre nuk ka prova se kjo vaksinë shkakton mpiksje të gjakut, raporton BBC. 

Çfarë masash po merren?

Vendimi i Gjermanisë për të pezulluar injektimin e vaksinës AstraZeneca, erdhi një ditë pas Holandës, e cila ka deklaruar se pezullimi do të zgjasë të paktën deri më 29 mars. Gjithashtu edhe Irlanda, Danimarka, Norvegjia, Bullgaria dhe Islanda kanë ndaluar përkohësisht injektimin e vaksinës, ndërsa Republika Demokratike e Kongos dhe Indonezia kanë shtyrë fillimin e shpërndarjes së tyre. Disa vende evropiane, përfshirë Italinë dhe Austrinë, kanë pezulluar përdorimin e grupeve të caktuara të vaksinës, si një masë paraprake.

Rreth 17 milionë njerëz në Bashkimin Evropian dhe në Mbretërinë e Bashkuar e kanë marrë këtë vaksinë, ndërsa më pak se 40 raste të mpiksjes së gjakut janë raportuar që nga java e kaluar, tha AstraZeneca.

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota pezullimi i vaksines astrazeneca pezullimi i vaksines astrazeneca

Sondazh

Poll

Bota 15 Mars 2021, 15:38

GREQI– Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë! Shoqëruesi i ish-kryediplomates greke, Dora Bakoyannis është përfshirë në një aksident, duke i marrë jetë...