GREQI– Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë! Shoqëruesi i ish-kryediplomates greke, Dora Bakoyannis është përfshirë në një aksident, duke i marrë jetën një motoçiklisti. Ngjarja ka bërë bujë në shtetin fqinjë pasi nuk u raportua për 2 ditë nga Policia, edhe pse 23-vjeçari ndërroi jetë shumë pak metra larg Parlamentit.
Sipas mediave greke, dëshmitarëve okularë kanë treguar se i riu ishte futur me dritë jeshilë në rrugë, kur ishte goditur nga pas me makinën e përdorur nga shoqëruesi i Bakoyannis, i cili i kishte rënë për shkurt në mënyrë që të futej në Kuvend. E gjitha u filmua nga dhjetra kamera sigurie, por nuk u njoftua kurrë zyrtarisht nga Policia. Lajmi u bë me dije 48 orë më pas, pasi familja vendosi të dhuronte organet e të riut që kishte pësuar vdekje klinike.
Më herët sot, Drejtoria e Policisë Rrugore në Atikë njoftoi se ishte urdhëruar një hetim administrativ për efektivin që ndodhej në vendngjarje, ndërsa një reagim nuk ka munguar as nga vetë ish-ministrja. Në një postim në Facebook, ajo u shpreh se ndjehej e shkatërruar dhe se kishte besim që e gjithë ngjarja do të zbardhej.
“Të Premten në mesditë, ndërsa isha në Parlament. Jam thellësisht e shkatërruar. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjen e të riutfatkeq. I kontaktova ata për t’u shprehur mbështetjen time dhe për t’i siguruar që çështja do të hetohet dhe përgjegjësi do të dënohet,”-shkruan ajo.
Sipas burimeve të policisë greke, shoferi i makinës zyrtare që u përfshi në aksident jashtë parlamentit, të premten pasdite, nuk u arrestua sepse aksidenti nuk rezultoi fatal dhe ai nuk u largua po qëndroi në vendin e ngjarjes.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Historitë në lidhje me njerëzit që pësojnë mpiksje gjaku menjëherë pas marrjes së vaksinës Oxford / AstraZeneca janë bërë një burim ankthi në mesin e udhëheqësv...
BE– Vaksina “AstraZeneca” është pezulluar nga përdorimi në disa vende të tjera të Bashkimit Europian. Listës së nisur nga Danimarka, Holanda, Irlanda, Norvegjia...
NORVEGJI-Norvegjia vazhdon të mbaj vendimin për të pezulluar përdorimin e vaksinave AstraZeneca, pasi një pacientë vdiq nga hemorragji cerebrale, pasi ka marrë ...
KOSOVË– Këshilltari i presidentes në detyrë Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka reaguar në lidhje me vendimin për hapjen e Ambasadës në Jerusalem.Me anë t...
KOSOVË-Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar një letër presidentes në detyrë Vjosa Osmani dhe kryetarit të Lëvizjes Vetë...
PRISHTINË-Kosova ka shënuar një rritje të numrit të vdekjeve. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer rreth 3.570 testime dhe kanë rezultuar pozitiv 574 person...
BOTË-Janë publikuar nominimet për edicionin e 93-të të çmimeve Oscar. Sipas BBC, ajo që bie në sy është numri tepër i lartë i grave të nominuara, 70...
AUSTRALI-Mijëra njerëz kanë zhvilluar protesta në Australi, kundër abuzimeve seksuale dhe ngacmimeve ndaj grave në vend. Sipas BBC, protestat janë nxitur nga nj...
KOSOVË-Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Sipas Gazeta Express, ai k...