Art&Argëtim

Loredana pranoi se paratë i ishin falur me dëshirë, zviceriania: Jam e trishtuar

10 Maj 2019, 16:18 Nga DOSJA
Loredana pranoi se paratë i ishin falur me dëshirë, zviceriania:

Në konferencën për shtyp që u mbajt ditën e sotme në Prishtinë, Loredana dhe Mozzik u ulën para gazetarëve për të sqaruar gjithçka në lidhje me akuzat dhe arrestimin e saj në Zvicër për vjedhjen e 900 mijë frangash.

Duke folur për çështjen Loredana tha se të gjitha paratë e dhëna nga Petra Z., u dhanë vullnetarisht dhe se nuk pati kërcënime apo detyrime, ajo pranoi se kjo ishte një çështje që u përkiste asaj e vëllezërve të saj. E lumtur me familje, ajo pohoi se asgjë nuk i intereson më shumë se familja e saj.

Menjëherë pas deklaratës së saj Petra Z. reagoi sërish për portalin ’20minuten’.

“Më vjen mirë që ajo është e lumtur me paratë e mia. Unë jam e trishtuar. Ajo e ka humbur njerëzimin. Ajo më terrorizonte mua dhe bashkëshortin tim, më bënte presion në telefon”,-u shpreh ajo dhe shtoi se kur pa të qeshurën e Loredanës nuk mundi të shihte më tej.

Shtetësja zvicerane u shpreh e tronditur që gjykata e kishte lejuar reperen të udhëtonte jashtë vendit. Ajo shpreson që çifti të kthehet në Zvicër me paratë e saj, shumën e plotë, jo vetëm 350.000 franga zvicerane të ofruara nga avokati i reperes, Loredana.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz loredana ne konference per shtyp loredana pranon marrjen e parave loredana zefi mozzik loredana ne konference per shtyp loredana pranon marrjen e parave loredana zefi mozzik

Sondazh

Poll