Art&Argëtim

Sfilatë në aeroport, Louis Vuitton prezanton koleksionin e ri

10 Maj 2019, 14:00 Nga DOSJA
Sfilatë në aeroport, Louis Vuitton prezanton koleksionin e ri

Dizajnerët e markave të mëdha, vijnë ndryshe kur vjen fjala tek koleksionet “resort” të veshjeve të tyre, që nga modelet ekstravagante e deri te lokacionet “e çmendura” për mbajtjen e sfilatave.

Ndryshe nga sfilatat e tjera, Louis Vuitton i priti të apasionuarit e modës në aeroportin JFK të New York-ut dhe ky koleksion tregon më shumë rreth këtij vendi, që nga xhaketat me shkëlqim që i ngjajnë ndërtesave artistike e deri te ato me stilin  “street” që janë të frymëzuara nga graffiti-t që gjenden kudo në New York.

Tendencat kryesore që propozon drejtori artistik i Louis Vuitton, Nicolas Ghesquiere në këtë sfilatë janë ndryshe nga të tjerat, përfshihen pantallonat e shkurtra e të gjera, pantallona të gjata e të ngushta, deri tek xhaketat në ngjyrë argjendi.

Burimi: The Guardian 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim koleksioni i ri louis vuitton sfilata e re koleksioni i ri louis vuitton sfilata e re

Sondazh

Poll