Art&Argëtim

FOTO/ Loredana dhe Mozzik në konferencën për shtyp, reperja: Paratë u dhanë me dëshirë

10 Maj 2019, 13:19 Nga DOSJA
FOTO/ Loredana dhe Mozzik në konferencën për shtyp, reperja:

KOSOVË– Pas daljes nga burgu, ku u arrestua për vjedhjen e një shume të madhe parash nëpërmjet mashtrimit, Loredana Zefi ka shkruar për herë të parë në rrjete sociale.

Ajo dha lajmin e rëndësishëm se do të mbajë një konferencë për shtyp bashkë me dy avokatët e saj për të sqaruar nëpërmjet mediave të gjithë opinonin publik, se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me çiftin zviceran.

“Përshëndetje! Une jam Loredana Zefi. Faleminderit qe keni ardh per te me degjuar. Pika e pare qe eshte shumë e rendesishme: Jam ketu sepse do te xhiroj nje spot që ishte planifikuar shumë me heret. Pas mediave, çka kam lexuar une, mund te them qe ato gjera jane ndryshe, por une skam ardhur te sqaroj ate. Me rendesi eshte qe ju, shteti shqiptar, gjerman, zviceran, ti dini se prej asnje personi nuk jane marre paret me dhune, mashtrime, kercenime. Keto pare, shumen nuk e di, jane marre me vullnet te pales tjeter. E dyta kjo gje ka fillu ne 2016 dhe nuk dija gje per ket rast. Në 2018-ën, pjestarë te familjes Zefi më kanë tregu qe ne 2018 eshte mundesia me mbyll ketë rast. Nuk e di ça ka berë, pse nuk eshte mbyllur ky rast, por une ne 2018 kur e kam marre vesh kete rast, kam dashur ti ndihmoj, sepse familja ime eshte mbi te gjitha. Nuk me intereson media, muzika, kur eshte pyetja per familjen time. Do jem me familjen time ne kohe te mire dhe te veshtira. Me besoni nuk jane keto gjera te verteta ose mos e besoni. Gjerat do sqarohen. Eshte e vertete, kam dhene deklarate ne polici dhe burri me ka pritur jashte. Prokuori me ka lejuar te shkoj prape ne shtepi dhe vazhdova jeten time.“- ka rrëfyer Loredana.

Në konferencë prezent është edhe bashkëshorti i saj reperi i njohur Mozzik. Sipas tij disa janë mundur ta fyejnë e të ja heqin moralin që e kanë krijuar me punë.

“Disa nga këto media, janë munduar të na fyejnë ose të na heqin moralin që e kemi krijuar me punë. Unë Loredanën e kam grua dhe çfarëdo që të ndodhë unë do ta mbështesë”, -ka thënë Mozzik.

“Për ne avokatët së pari duhet të dihet se a eshtë rasti civil apo penal. Sipas deklaratave të klientit, Loredana ka thënë se rasti ka ndodhur në vitin 2016, dhe duhet të dihet se brenda 3 viteve nuk mund të kthehet një rast aq lehtë në rast penal.Loredana është marrë në pyetje nga prokuroria zvicerane dhe vetëm niveli i saj i famës artistike e ka bërë një lajm kaq me bujë, pasi që raste të tilla ndodhin çdo ditë kudo në botë”,– është shprehur avokati i Loredanës, Gashi.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arrestimi i loredanes loredana ne gjykate loredana zefi mozzik vodhi 900 mije franga arrestimi i loredanes loredana ne gjykate loredana zefi mozzik vodhi 900 mije franga

Sondazh

Poll