Art&Argëtim

‘Bleu rezidencën prej 1.5 mln paundësh’, ‘The Sun’ publikon artikullin për Rita Orën

10 Maj 2019, 12:54 Nga DOSJA
‘Bleu rezidencën prej 1.5 mln paundësh’, ‘The

Prestigjozja ‘The Sun’ publikon një artikull për Rita Orën ku zbulon shifrën marramendëse të çmimit të vilës që bleu familja e saj në Prishtinë. 4 ditë më parë nëna e këngëtares, Rita Ora, Vera Ora i tregoi publikut super vilën e mrekullueshme që kishin në Prishtinë.

Vila e bardhë tre katëshe në Prishtinë sipas “The Sun” është një dhuratë që këngëtarja ua bëri prindërve të saj. Mendohet se vlera e saj shkon në 1.5 milionë paund. Media britanike e ka vlerësuar jashtë mase këtë veprim, duke thënë se Rita ka tani jo vetëm një kuletë të madhe, por edhe një zemër të madhe!

Në artikullin e plotë të ‘The Sun’ shkruhet:

Rita Ora është një nga yjet më të pasur të Britanisë, me një pasuri prej 18 milionë paundësh. Ajo zë vendin e 9-të në listën e këngëtarëve të rinj më të pasur. Këngëtarja dëshironte t’ju bënte një dhuratë prindërve të saj dhe nuk u kursye aspak, duke iu blerë një rezidencë në Kosovën e tyre.

Prona e re mendohet se ka kushtuar rreth 1.5 milionë paundësh dhe ndodhet në një zonë shumë luksoze të Prishtinës. Nëna e saj, Vera me krenari e ka postuar në Instagram foton e parë të shtëpisë, duke shkruar: “Shtëpia është vendi ku zemra është. Edhe pse jetojmë në Londër është kaq e rëndësishme për ne, për fëmijët tanë dhe për gjeneratat e ardhshme që të mund të vizitojnë qytetin tonë Prishtinën”. Familja e Ritës: nëna, babai motra, Helena dhe vëllai, Don u larguan nga Kosova në vitin1991.

Ata u larguan nga Prishtina me fluturimin e fundit para se të mbyllej aeroporti dhe duke jetuar në një banesë të shtetit në Ladbroke Grove,  West London. Familja e Rita Orës ka kontribuar në suksesin e saj, prandaj këngëtarja do më shumë se asgjë tjetër t’i kthejë mbrapsht atyre investimin dhe t’i sigurojë një jetë të rehatshme.

Për mirënjohjen ndaj prindërve të saj, Rita ka thënë: “Unë kurrë nuk e kuptova se sa duhej të sakrifikonin. Unë mendoj se prindërit e mi janë njerëzit më të fortë që kam njohur ndonjëherë. Ata bënë një jetë të gjithë nga e para, nga e para.”

Ajo mund të jetë e pasur, por zemra e saj është e madhe.

Gjithkush do ta kishte ëndërruar një shtëpi të tillë dhe prindërit e Rita Orës më në fund ia dolën të realizonin dëshirën e tyre.

Pak ditë më parë nëna e Rita Orës publikoi në Instagram këtë foto të vilës, duke shkruar: “Shtëpia është aty ku është zemra.”

Burimi: The Sun

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz prindërit e rita orës rita ora shtepia ne prishtine prindërit e rita orës rita ora shtepia ne prishtine

Sondazh

Poll