Art&Argëtim

‘Si të lindësh një fëmijë’, Cardi B shpjegon si është të kryesh ndërhyrje kirurgjikale

10 Maj 2019, 11:47 Nga DOSJA
‘Si të lindësh një fëmijë’, Cardi B

Ajo është padyshim një nga personazhet më të thjeshtë dhe të sinqertë të skenës, me fansat i tregon të gjitha dhe ata e adhurojnë për këtë gjë.

Pas lindjes së vajzës, Cardi ka treguar se ka kryer liposucion (është procedura e heqjes së dhjamit në disa zona të trupit.) Nëse pyesnit veten se si është kjo procedurë dhe nëse jeni të pavendosur a duhet ta bëni apo jo, Cardi B ka diçka për t`ju thënë. Reperja tregon se kjo nuk është aspak një procedurë aq e thjeshtë sa duket, madje ajo e krahason me procesin e lindjes.

Dua t`u shpjegoj njerëzve se sa i vështirë është procesi i liposucionit. Shumë njerëz shikojnë në Instagram vajzat që e kanë bërë këtë gjë dhe mendojnë ‘Uau sa e thjeshtë është’, por në fakt është një proces i gjatë dhe shumë i vështirë. Është pothuajse njësoj si të lindësh një fëmijë dhe ti shikon trupin tënd teksa ndryshon”, -ka thënë Cardi B.

Reperja ka treguar më parë se pas lindjes ka bërë një ndërhyrje edhe në gjoks, pasi siç u shpreh ajo, lindja ia “shkatërroi”.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz cardi b kulture offset reperja tregon nderhyrjet cardi b kulture offset reperja tregon nderhyrjet

Sondazh

Poll