Art&Argëtim

‘Atlantik më kërkoi bashkëpunim’/ Kompania përgënjeshtron deputetin Kujtim Gjuzi: Nuk e njohim

10 Maj 2019, 13:58 Nga DOSJA
‘Atlantik më kërkoi bashkëpunim’/ Kompania

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” deputeti Kujtim Gjuzi ka folur edhe për orën “Atlantik” që ai mban në dorë dhe e vendos vetëm për raste të veçanta.

Gjuzi madje ka thënë se kompania gjigante e prodhimit të orëve i ka kërkuar atij bashkëpunim, por ai nuk e kishte pranuar. Gazetari i Dritare.net ka pyetur zyrtarisht kompaninë “Atlantic Watch” në lidhje me këtë kërkesë për bashkëpunim. Kompania është shprehur se jo që nuk i ka kërkuar bashkëpunim Gjuzit, por as nuk e njohin atë.

“I nderuar Isa Myzyraj! Ju falënderojmë për mesazhin tuaj. Ne kurrë nuk kemi dëgjuar për këtë person dhe ne nuk kemi një partner në Shqipëri. Por ne i shesim direkt online (Webshop).”, thuhet në përgjigjen e kompanisë për dritare.net.

Marrë nga Dritare.net

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale kujtim gjuzi ora atlantik e kujtim gjuzit kujtim gjuzi ora atlantik e kujtim gjuzit

Sondazh

Poll