Aktualitet

Kapet me 2.5 kg kanabis dhe kokainë, bie në pranga 24-vjeçari në Ksamil (DETAJE)

15 Mars 2021, 08:54 Nga DOSJA
Kapet me 2.5 kg kanabis dhe kokainë, bie në pranga 24-vjeçari

SARANDË– Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia në Ksamil pasi është kapur me 2.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Policia bën me dije se droga është kapur në subjektin e tij, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen rreth 2.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas mund të posedonte lëndë narkotike në subjektin e tij, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

A., 24 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 2.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 24-vjeçari ne ksamil arrestohet 24-vjeçari ne ksamil

Sondazh

Poll